8. November 2026

204 kilogramë dhe ëndrra për NFL – Tampa e largon para se të djersitet në stërvitje

Desmond Watson
#post_seo_title

Desmond Watson, 22 vjeç, peshon plot 204 kilogramë dhe kishte ëndrrën të luante në NFL. Por Tampa Bay Buccaneers e shkarkuan nga ekipi para se të bënte qoftë edhe një stërvitje me skuadrën.

Arsyeja është e qartë – pesha. Ai u paraqit në kampin përgatitor shumë mbi normë. “Duhet të dobësohesh para se të luash”, ishte vendimi i klubit

Tani, Watson do të përqendrohet te humbja e kilogramëve për të marrë një shans të dytë, ose nga një ekip tjetër, ose për t’u rikthyer te Buccaneers nëse arrin të hyjë në formë.

Gati për rekord të ri
Sikur të kishte luajtur një ndeshje zyrtare, ai do të ishte bërë lojtari më i rëndë në historinë e NFL-it. Rekordin aktual e mbajnë Trent Brown dhe Daniel Faalele me 172 kilogramë. Watson, megjithatë, thotë se nuk dëshiron të mbahet mend për peshën, por për cilësinë e lojës.

Trajneri i Tampe, Todd Bowles, e la derën hapur:
“Është duke bërë përparim. Do të doja ta kisha në planet afatgjata, por do ta shohim javën tjetër”, tha ai.

 

Desmond Watson