trepça

Trepça

Trepça ka triumfuar ndaj Rahovecit 029 me rezultat 92:78 (21:16, 14:20, 30:25, 27:17) në javën e gjashtë të ProCredit Superligës, në një ndeshje që u zgjidh në dhjetëminutëshin e fundit.

Mitrovicasit e nisën më fuqishëm takimin, duke krijuar epërsi deri në shtatë pikë (15:8) dhe duke e mbyllur çerekun e parë 21:16. Rahoveci reagoi gradualisht, duke ngushtuar diferencën dhe duke kaluar në epërsi minimale 35:36 në fund të pjesës së parë.

Në periodën e tretë, Trepça u shkëput sërish në +10 (60:50), por Vreshtarët nuk u dorëzuan dhe arritën ta reduktojnë rezultatin në 65:61 pas 30 minutash lojë. Megjithatë, çereku i fundit foli tërësisht për vendasit, të cilët kontrolluan lojën dhe siguruan fitoren 92:78.

Drilon Hajrizi shkëlqeu për Trepçën me 25 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa te Rahoveci 029 më i miri ishte Isiah Umipig me 20 pikë dhe gjashtë asistime.

Pas kësaj ndeshjeje, Trepça regjistron bilancin 3–2, ndërsa Rahoveci 029 zbret në 2–4.