Egnatia ka një avantazh të vogël prej 1-0 nga ndeshja e parë dhe do të kërkojë të mbrojë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit. Breidablik do të kërkojë të kthejë rezultatin, ndërsa kompanitë e basteve e favorizojnë skuadrën vendase.
Skuadra e drejtuar nga kryetrajneri Edlir Tetova, arriti fitore të madhe dramatike në sekondat e fundit të ndeshjes me realizatorin, Gruda. Një rezultat tejet pozitiv para ndeshjes së nesërme kthyese e ku megjithatë e favorizuar mbetët skuadra islandeze, sidomos nga kompanitë e basteve. Por, gjithçka varet nga paraqitja e skuadrës rrogozhinase ku në rast të rezultatit pozitiv, rruga drejt grupeve nuk do të mbetët më vetëm ëndrrë.
Ish-futbollisti i Barcelona “B” në Egnatia

Ndërkohë para ndeshjes kthyese, kampionia e Shqipërisë ka prezantuar edhe një përforcim, Guillem Jaime (26), mbrojtësin e krahut të djathtë i cili ka qenë i angazhuar në Antequera CF, anëtare e kategorisë së tretë të Spanjës, por vije nga shkolla katalune e futbollit dhe ishte pjesë deri te Barcelona “B”.
Përbërja e Egnatias në ndeshjen e parë
Dajsinani – Fangaj, Sota, Xhemajli, Ndreca (Poci) – Lushkja (Gruda), Aleksi, Medeiros – Selmani, Guindo (Bakayoko), Ujka (Melo).
