Kampioni i Shqipërisë, Egnatia, pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen e kthimit kundër islandezëve të Breidablik, duke u mposhtur me rezultatin 5-0. Me një humbje totale 5-1 në dy ndeshjet, skuadra shqiptare u eliminuar pa mundur të shkëlqejë në garat europiane.
Kampionët e Shqipërisë u dorëzuan që në pjesën e parë kur pësuan katër gola për 22 minuta, Thorsteinsson 16 dhe 27, Einarsson 23 dhe 38.
Pjesa e dytë u shndërrua në formalitet, ndërsa golin e pestë skuadra islandeze shënoi në minutën e 69-të nëpërmjet Omarsson.
Egnatia nga katër gjuajtje totale vetëm një pati në kuadrat, përkundër 14 gjuajtjeve të vendase dhe në 10 në kuadrat.
Egnatia, fatkeqësisht ka vazhduar ritmin e eliminimeve të turpshme të skuadrave shqiqptare në kompeticionet evropiane.
Skuadra shqiptare tani vazhdon garat në Conference League kundër humbësit të ndeshjes, Ludogorets/Dinamo Minsk.