8. November 2026

ZYRTARE: Kosova me përzgjedhës nga Mali i Zi!

Trajneri nga Mali i Zi, Darko Prebiraçeviq, është emëruar selektor i ri i Kombëtares së Kosovës në volejboll.

Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare për të udhëhequr përfaqësuesen A të Kosovës.

Përveç detyrës kryesore me ekipin e parë, Prebiraçeviq do të angazhohet edhe në zhvillimin e ekipeve të grupmoshave, si pjesë e projektit të mbështetur nga FIVB për ngritjen e volejbollit kosovar në të gjitha nivelet.

Ai është trajneri i dytë i huaj që merr drejtimin e Kombëtares së Kosovës, pas çekut Martin Nemec, i cili e drejtoi ekipin së fundmi.

Prebiraçeviq ka përvojë të gjatë si ndihmës trajner i Kombëtares së Malit të Zi, ka punuar me grupmoshat e reja dhe ka regjistruar suksese edhe në nivel klubesh.