7. September 2026

Tirana zhbllokon merkaton, lahet borxhi ndaj portierit Visar Bekaj

Visar Bekaj
Visar Bekaj

KF Tirana ka marrë dritën jeshile për të nisur sezonin e ri, pasi ka arritur të zhbllokojë merkaton në kohë dhe të federojë të gjitha afrimet e reja, lajmëron Superlig Shqiptare Fan Club, përcjellë Kërlaçki.

Klubi barekaltër ishte në ankth deri në momentet e fundit, nëse do të arrinte të plotësonte procedurat, ndërsa konfirmimi ka ardhur tashmë nga FIFA, e cila ka vërtetuar shlyerjet e detyrimeve të 24 herë kampionëve të vendit.

Një nga çështjet më të ndërlikuara ishte borxhi ndaj portierit Visar Bekaj, i cili prej kohësh mbante peng kryeqytetasit. Sipas burimeve, ky detyrim është shlyer dhe tashmë “gardiani” nuk përbën më pengesë ligjore për Tiranën.

Në këtë formë, bardheblutë janë plotësisht të gatshëm për fillimin e kampionatit. Ndërkohë, deri të premten në mesditë, pritet që të gjitha 10 klubet e Abissnet Superiores të kenë federuar në kohë futbollistët e tyre dhe t’i kenë në dispozicion për aktivizim.