Dion Gallapeni shënon golin e parë për Widzew Lodz

Dion Gallapeni
Dion Gallapeni

Mbrojtësi i majtë kosovar, Dion Gallapeni, ka realizuar golin e tij të parë për Widzew Lody në elitën e futbollit polak. I transferuar këtë verë nga Prishtina, Gallapeni po shkëlqen që në hapat e parë me fanellën e re.

Në vetëm ndeshjen e tij të katërt me klubin polak, ai gjeti rrjetën në minutën e 21-të, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij në përballjen e javës së pestë ndaj Pogon Szczecin, e zhvilluar në Stadion Widzewa Lodz.

Pjesë e formacionit titullar të Widzewit në këtë takim janë edhe mesfushorët shqiptarë Juljan Shehu dhe Lindon Selahi, duke e bërë paraqitjen e klubit polak edhe më të veçantë për tifozët shqiptarë.

Dion Gallapeni
Dion Gallapeni