
Xherdan Shaqiri ka komentuar vendimin e Leon Avdullahut për të përfaqësuar Kosovën dhe jo Zvicrën. Kapiteni i Baselit, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Kopenhagës, u shpreh se zgjedhja e ish-bashkëlojtarit të tij ishte personale dhe vendosi të luajë për Kombëtaren që i ofron më shumë mundësi.
“Leonit me siguri iu shfaqën perspektiva më të mira në Kosovë, përndryshe nuk do ta kishte bërë këtë ndërrim. Folëm disa herë për këtë në Basel, por vendimin ai e mori vetëm me familjen. Nuk besoj se pata ndonjë ndikim.”
Avdullahu, i transferuar këtë verë nga Baseli te Hoffenheimi për 8 milionë franga zvicerane, ka fituar vlerësime për paraqitjet e para në Gjermani dhe të hënën vendosi t’i bashkohet Kosovës në nivel të rriturish. Më herët ai kishte luajtur për ekipet zinxhirë të Zvicrës.
Vendimi i tij është mirëpritur edhe nga bashkëkombësit. Mesfushori i Zurichut, Bledian Krasniqi, deklaroi për “Bluewin”: “Avdullahu është lojtar i shkëlqyer që do të na ndihmojë shumë. Është plus për ne.”
Kosova e nis ciklin kualifikues për Kupën e Botës 2026 më 5 shtator kundër Zvicrës në Basel, pikërisht qyteti ku Avdullahu u zhvillua si futbollist. Ka gjasa që debutimi i tij me fanellën e Kosovës të vijë në këtë përballje.
