#post_seo_title
Dyshja e fuqishme sulmuese Alexander Isak dhe Viktor Gyökeres pritet t’i prijë repartit ofensiv të Suedisë në ndeshjen ndaj Kombëtares së Kosovës.
Të dy futbollistët janë përfshirë në listën prej 24 lojtarësh të publikuar nga selektori Jon Dahl Tomasson për grumbullimin e muajit shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Suedia do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme në Grupin B, të dyja si mysafire.

Fillimisht më 5 shtator do të përballet me Slloveninë, ndërsa më 8 shtator do të zbresë në fushë kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Nga lista e publikuar mungon Besfort Zeneli, vëllai i Arbër Zenelit, i cili së fundmi kishte zgjedhur të përfaqësojë Suedinë në vend të Kosovës.
Nu inleds resan mot VM 2026 🔥
🇸🇮-🇸🇪 | 5 sep
🇽🇰-🇸🇪 | 8 sep pic.twitter.com/0JFVHwUyMi— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) August 27, 2025