Në një ditë e zjarrtë në Eurobasket 2025, Britania e Madhe dhe Portugalia realizuan fitore të jashtëzakonshme, duke përmbysur pritshmëritë.
Britania mposhti Malin e Zi me rezultat 89:83, duke i dhënë fund shpresave të ballkanasve për kalim në fazën tjetër, ndërsa Portugalia triumfoi 68:65 ndaj Estonisë në një përballje direkte për kualifikim, duke siguruar për herë të parë në histori një vend në fazën e 1/8-ave të finales.

Britania trondit Malin e Zi, fiton pas 12 vitesh në Eurobasket
Pavarësisht një performance të jashtëzakonshme të yllit të Malit të Zi, Nikola Vuçeviç – që në ndeshjen e tij të fundit me përfaqësuesen realizoi 31 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime – britanikët befasuan duke fituar 89:83 në Tampere. Kjo ishte fitorja e parë e Britanisë në një Kampionat Europian që nga viti 2013. Pavarësisht fitores, ata nuk kaluan tutje, ndërsa nga grupi përfundimisht kalon Suedia si e katërta.
Portugalia kalon historikisht në 1/8-at pas një përmbysjeje dramatike ndaj Estonisë
Në një sfidë vendimtare për kualifikim, Portugalia mposhti Estoninë 68:65 pavarësisht disavantazhit prej 10 pikësh gjatë ndeshjes dhe daljes me dy gabime teknike të yllit Neemias Queta. I përjashtuar pas një reagimi emocional, lojtari i Boston Celtics nuk mundi ta përfundonte ndeshjen, por shënoi 15 pikë. Heroi i fitores ishte Rafael Lisboa me 17 pikë. Portugalia do të përballet në raundin tjetër me Gjermaninë, fituese të grupit B.
