KB Peja ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me Dardan Berishën edhe për sezonin 2025/26, duke theksuar rëndësinë që përvoja e tij që sjell në skuadër.
I lindur më 15 nëntor 1988 në Pejë, Berisha njihet për karrierën e pasur ndërkombëtare, duke përfshirë periudha me Polonia Warszawa, Anwil Włocławek, klubet kroate dhe atë në Republikën Çeke, si dhe me Sigal Prishtinën dhe KB Pejën.
Ai është futur në historinë e basketbollit kosovar me trofe të shumtë: fitues katër herë i Superligës së Kosovës, dy herë kampion i Balkan League, kampion i NBL-së çeke, fitues i Kupës së Kosovës dhe MVP i sezoneve dhe finaleve të ndryshme.