Zvicra deklason Kosovën me rezultat të thellë 4-0

Zvicra - Kosova 4-0
Zvicra - Kosova 4-0

Zvicra ka shënuar një fitore bindëse ndaj Kosovës me rezultat 4-0, në një ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Botërorit

Golat për helvetikët u shënuan nga Manuel Akanji (22′), Breel Embolo (25′, 45′) dhe Silvan Widmer (39′). Dominimi zviceran u ndje që në minutat e para, ndërsa Kosova pati vështirësi të organizojë aksione të rrezikshme dhe të mbrohet nga presioni i vazhdueshëm.

Pavarësisht disa rasteve nga Florent Muslija dhe Vedat Muriqi, përfaqësuesja kosovare nuk arriti të gjejë rrjetën. Ndeshja u karakterizua edhe nga disa ndërhyrje që sollën kartonë të verdhë për lojtarët si Silvan Widmer, Miro Muheim dhe Granit Xhaka.

Kjo humbje thellon shqetësimet për trajnerin Franco Foda, ndërsa Murat Yakin konfirmon forcën dhe thellësinë e skuadrës zvicerane.

Momentet kryesore:

Mbyllet ndeshja.

87′ Manzambi harkon nga e majta, por Muric kap topin.

70′ Zabërgja depërton por ndalet nga Muheim dhe ndëshkohet me të verdhë.

68′ Muriqi gjuan direkte të ulët nga parazona, por portieri Kobel i sigurt.

62′ Kapiteni Rrahmani lëshon fushën, rënkon në lëndin, në vend të tij aktivizohet Ilir Krasniqi. Shiritin e kapitenit e merr Vedat Muriqi.

58′ Shënon Embolo në aksionin e radhës, por pozitë jashtë loje.

58′ Aro Muric na shpëton nga pësuar golin e 5-të, ia shkurton këndin dhe ia ndërpren kalimin Embolos.

52′ Zabërgja në cep të zonës, nuk ia del të gjuaj më fortë.

46′ Përpjekja e parë e tanëve në ndeshje, Muriqi nuk ia doli të kthente mjaftueshëm topin drejt portës, por vetëm këndore.

46′ Ka nisur pjesa e dytë

46′ Gallapeni, Rrahmani dhe Zabërgja në lojë – largohen Paqarada, Rexhbecaj dhe Ermal Krasniqi

gallapeni
gallapeni

45′ GOL Ndoye merr top në zonë i papenguar, prapë para portës te Embolo dhe 4-0 për rezultatin katastrofal!

39′ GOL Tjetër aksion i thjeshtë i Zvicres, topi në krahun e majt, para portierit dhe 3-0 nga mbrojtësi i djathtë, Widmer!

30′ Vedat Muriqi kërkon penallti, por s’ka asgjë nga kjo situatë.

25′ GOL Dyfishojnë zviceranët, Embolo 2-0. Superasistim nga e majta nga Ndoye.

22′ GOL Shënojnë zviceranët. 1-0. Akanji shënon pas harkimit të këndores nga Vargas, gjuajtja e tij me kokë në shtyllën e dytë e saktë.

20′ Xhaka i pabesueshëm, fut top te Embolo, por ndërhyjnë Avdullahu e kapiteni Rrahmani. Vendasit kërkojnë penallti.

17′ Xhaka super pasim te Rieder majtas i cili e gjen Embolon të vetmuar me portierin Muric por gjuan anash portës.

zvicra - kosova
zvicra kosova

16′ Ndoye harkon këndoren e majtë, Aro Muric nuk ia del të grushton, shpëtojmë mirë.

7′ Dan Ndoye lehtë nga e majta, në vend portieri Muric.

5′ Xhaka ndal me ndërhyrje të palejueshme 10-shin më të ri dardan, Avdullahu.

1′ Ka filluar ndeshja.

Formacionet zyrtare, Zvicra me kapitenin Granit Xhaka, ndërsa te Kosova debuton Leon Abdullahu.

Zvicra: Kobel, Widmer, Elvedi, Akanji, Emboli, Freuler, Xhaka /c/, Ndoye, Rodriguez, Vargas, Rieder.

Kosova: Muriç, Dellova, Rexhbecaj, Muslija, Avdullahu, Am. Rrahmani /c/, Vojvoda, E. Krasniqi, Muriqi, Jashari, Paqarada.

leon avdullahu
leon avdullahu

përbërjet zvicër - kosovë

 

Kompanitë e parashikimeve kanë favorizuar zviceranët si shumë, për fitore i dhëjnë kuotë rreth 1.4, ndërsa Kosovës mbi 7, ndërsa barazimi vlerësohet rreth 4.7.

 

foto nikollë quni
foto nikollë quni
foto nikollë quni
foto nikollë quni

Statistikat: Kosova – Zvicra