
Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot (e martë) në fushë përballë Letonisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Sfida zhvillohet në “Air Albania Stadium” dhe është e vlefshme për Grupin K.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho kanë regjistruar dy barazime në ndeshjet e para dhe tashmë synojnë rikthimin te fitorja për të mbetur në garë për vendin e dytë, që siguron kalimin më tej.
Nga ana tjetër, Letonia vjen pas humbjes në shtëpi ndaj Serbisë dhe do të kërkojë surprizën në Tiranë, edhe pse i pret një sfidë e vështirë.
Lajmi i mirë për Sylvinhon është se e ka ekipin e plotë në dispozicion dhe pritet t’i besojë formacionit më të fortë për të marrë tri pikët e para në këtë edicion kualifikues.