Peja prezanton skuadrën për edicionin e ri – a është gati për titullin kampion?

peja
Peja

KB Peja ka prezantuar zyrtarisht rosterin për edicionin e ri të kampionatit, duke bërë disa ndryshime të rëndësishme në përbërje.

Verdhëzinjtë kanë qenë aktivë në afatin kalimtar, me synimin e qartë për të qenë konkurrues dhe për të luftuar për trofetë në të gjitha garat ku do të marrin pjesë.

Skuadra nga Peja do të përfaqësohet këtë sezon me gjithsej 16 basketbollistë, prej të cilëve 8 janë lojtarë të huaj dhe 8 vendorë.

Pritshmëritë janë të larta, pasi klubi ka investuar ndjeshëm në ndërtimin e një ekipi konkurrues që mund të përballojë rivalët kryesorë të kampionatit kosovar.

KB Peja do të drejtohet këtë edicion nga trajneri amerikan Greg Gibson.

skuadra e pejës për edicionin e ri
skuadra e pejës për edicionin e ri