Hendboll: Edicioni i ri i Superligës fillon të shtunën me katër ndeshje

Të shtunën starton edicioni i ri 2025/26 i Superligës së Kosovës në hendboll (meshkuj), me katër ndeshje të xhiros së parë.
Java hapet në “Minatori” nga ora 19:00 me duelin Trepça – Besa Famgas, skuadra që tashmë ka kaluar me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane.
Nga ora 20:00 luhen tre sfida të tjera: kampioni në fuqi Rahoveci pret Vushtrrinë, Vëllaznimi përballet me Llapin në Gjakovë, ndërsa Kastrioti ndeshet me Prishtinën në Ferizaj.
Rahoveci dhe Kastrioti vijnë nga finalja dramatike e Superkupës, ku rahovecasit triumfuan 31:30.
Gara për titullin e kampionit pritet të jetë edhe këtë sezon tejet e fortë dhe interesante.



