
Superliga e Kosovës në futsall starton në fundjavë me edicionin 2025/26, pasi të dielën fillin java e parë.
FC Liqeni do të përballet me FC Trepçën të dielën në Drenas. Në të njëjtën ditë në kryeqyte, FC Mabetex Prishtina do të pres FC Drenicën në derbin e kësaj jave.
Të hënë, zhvillohet takimi mes FC Drenasit dhe FC Shtimja 26, po ashtu edhe ai mes FC Malishevës dhe FC Prishtina 01.
FC Obiliqi pushon në javën e parë.
Orari dhe çiftet në Ligën e Parë
Edhe Liga e Parë në futsall nis këtë fundjavë me edicionin 2025/26, ku të shtunën, të dielën dhe të hënën zhvillohen ndeshjet e para të sezonit.
FC Prishtina e hap kampionatin në shtëpi, ku pret FC Minatorin të shtunën, ndërsa po të njëjtën ditë FC Komorani do të luajë ndaj FC Jetoni Futsal.
Të dielën luhet derbi rajonal, ku FC Rahoveci do të përballet me FC 13 Qershorin. Ndeshja e fundit zhvillohet të hënë, ku FC Fida Com e pret klubin e ri, FC Rinia.
Policia e Kosovës, që po ashtu debuton në kampionat, do të pushojë javën e parë sipas shortit.