Serbia shpall listën për ndeshjen ndaj Shqipërisë, rikthime dhe emra të rinj

Shqipëri - Serbi

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e 11 tetorit kundër Shqipërisë, që zhvillohet në “Duboçica” të Leskovcit.

Në këtë listë janë përfshirë disa emra debutues: Aleksander Stankovic (Club Brugge), Velko Milosavlevic (Bournemouth), Dejan Zukic (Wolfsberger) dhe Andreja Ilic (Union Berlin).

Një rikthim i rëndësishëm është ai i portierit me përvojë, Vanja Milinkoviq-Savic.

Ndërkohë, pritshmëritë më të mëdha të Serbisë janë të lidhura me yjet e sulmit, Aleksandar Mitrovic dhe Dushan Vlahovic, të cilët pritet ta udhëheqin skuadrën në këtë përballje vendimtare të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ndeshja me Shqipërinë shihet si vendimtare për të dyja ekipet.