KHF Istogu
Skuadra e Istogut ka siguruar për herë të pestë radhazi kalimin në fazën e dytë të EHF Europa Cup, duke vazhduar traditën e suksesshme në garat ndërkombëtare.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në Banjë të Pejës, ashtu si edhe ajo e mbrëmshme, istogaset barazuan 28:28 (16:15, 12:13) me kundërshtarin, por falë fitores 39:31 në takimin e parë, siguruan kualifikimin në raundin pasues të garës.
Tamara Serbra Aragon i shënoi nëntë gola për Istogun. Tetë i shtoi Joendie Balotinelle Olikak.
Me tri gola kontribuoi Farida Mabrouk, njëjtë sa Luna Gonçalves.
Ky sukses e konfirmon edhe një herë Istogun si skuadrën më konsistente të hendbollit të femrave kosovare në arenën evropiane.
Istogu tani do të synojë kalimin e raundit të tretë, që do të ishte sukses historik.