Alban Dragusha: Fati është me trimat, nëse vazhdojmë kështu mund të inkuadrohemi në Superligë

Pas fitores 2:1 ndaj Vushtrrisë, trajneri i Ramiz Sadikut, Alban Dragusha, deklaroi se kjo është një fitore e madhe për ekipin dhe për lojtarët që, sipas tij, prej fillimit të kampionatit japin maksimumin.
“Një fitore e madhe për neve, për këta djem që prej fillimit të kampionatit japin maksimumin. Mundi shpërblehet gjithmonë, edhe pse e patëm përballë një ekip të fortë si Vushtrria që është në vendin e parë“, deklaroi fillimisht Dragusha për „Kërlaçki.com“.
Java e 16-të ka nisur furishëm, dy skuadrat e para ngelën në vend
„Në pjesën e dytë fati ishte pak në anën tonë, sepse i patën rastet për gol, por ndonjëherë fati është me trimat, sepse lojtarët tanë kanë dhënë gjithçka prej fillimit të kampionatit, jo vetëm në këtë ndeshje“.
„Shpresoj që në fund të kampionatit mundi të shpërblehet. Edhe pse s’kemi dhënë fjalë të mëdha për Superligë, unë besoj që nëse vazhdojmë kështu mund të inkuadrohemi në Superligë”, tha trajneri Dragusha.
Kjo fitore e Ramiz Sadikut është një hap i rëndësishëm në luftën për vendet e larta në tabelë dhe rrit besimin e ekipit për ndeshjet e ardhshme.
Tabela: Garë e zjarrtë në Ligën e Parë, nesër mund të kemi tri skuadra me pikë të barabarta në krye


