1760472410714_cropped-image

#post_seo_title

Kosova U21 ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Qipros, një rezultat që jep shumë shpresa para udhëtimit vendimtar në Finlandë.

https://www.facebook.com/share/v/1DJqnj1t8J/

Me golat e Bujupit (16’) dhe Frokajt (45’+4), që në pjesën e parë u pa qartë se Dardanët e morën ndeshjen shumë seriozisht. Në pjesën e dytë, Bujupi realizoi sërish në minutën e 61-të, ndërsa në minutën e parë të shtesës vulosi rezultatin me golin e tij të tretë.

 

Me këtë triumf, Kosova arrin kuotën e 7 pikëve pas 4 ndeshjeve — pesë më pak se Spanja lidere dhe dy më pak se Finlanda, kundër së cilës Dardanët do të luajnë të martën, më 18 nëntor, në një sfidë jashtëzakonisht të rëndësishme.