Zum Inhalt springen
whatsapp image 2025 11 18 at 112904 pm

Foda ka rikapituluar fushatën eliminatore me notën katër: Askush nuk besonte, por ia dolëm – Kosova është në play-off

Von
2 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, u shfaq i kënaqur me paraqitjen e skuadrës pas barazimit 1:1 ndaj Zvicrës, duke theksuar progresin e jashtëzakonshëm të ekipit dhe suksesin e arritur me sigurimin e vendit në play-off, një ndeshje pa u përmbyllur ende kualifikimet.

“Në një grup kaq të vështirë, kemi pasur paraqitje mjaft të mira. Askush nuk besonte se do të ishim në këtë pozitë, por ja ku jemi – një ndeshje para fundit, kemi siguruar play-offin”, u shpreh Foda në konferencë për media.

Ai veçoi zhvillimin e skuadrës dhe rikthimin e disa prej lojtarëve kyç: “Jemi zhvilluar shumë si ekip. Kemi lojtarë që janë rikthyer, si Zhegrova dhe Zabergja, dhe kemi bërë punë shumë të mirë gjatë gjithë kampanjës.”

Sa i përket shortit të play-offit, Foda u shpreh se gjithçka do të varet nga kundërshtari, por theksoi se Kosova do të luajë si mysafire ndeshjen e parë.

“Përzgjedhja do të bëhet me kohë. Në vazon e dytë kemi kundërshtarë të fortë dhe ajo që dimë për momentin është se do të luajmë si mysafirë në ndeshjen e parë. Shpresoj që lojtarët të jenë të gjithë të shëndetshëm, sepse kam besim të plotë se mund të kualifikohemi.”

Foda nuk la pa përmendur edhe një vlerësim simbolik për performancën e skuadrës: “Nëse do ta vlerësoja me notë, do të ishte një ‘2’ e fortë gjermane – që në Kosovë përkthehet si një ‘4’”, tha ai me humor.

Ai gjithashtu sqaroi vendimin për të mos përfshirë në ndeshje Hajdarin dhe Avdullahun, duke e cilësuar si masë parandaluese për ruajtjen nga ndonjë karton që mund t’i penalizonte në play-off.

“Kam pasur një bisedë me të dy mbrëmë. Megjithëse kishin shumë dëshirë të luanin, ishte shumë e rrezikshme t’i aktivizonim, për shkak të kartonëve. Na pret një fazë jashtëzakonisht e rëndësishme në mars, prandaj vendosëm t’i ruajmë”, përfundoi Foda.

Teilen: Facebook X