Ardit Nika rikthehet në portën e Prishtinës – një zgjedhje e rrezikshme, por me peshë nga Arsim Thaçi

Ardit Nika
Ardit Nika

Porta e Prishtinës ka marrë një kthesë interesante, teksa Ardit Nika është rikthyer si titullar në ndeshjet evropiane, ndërsa trajneri Arsim Thaçi – tashmë i rikthyer në pankinë – kishte vendosur të linte në stol Agron Kolajn, që deri atëherë kishte qenë zgjedhja e parë.

Ardit Nika në portë kundër Larne
Ardit Nika në portë kundër Larne

Me këtë vendim të guximshëm, Thaçi tregoi se nuk ka frikë të bëjë rotacione të mëdha në momente kyçe. Dhe rezultati e arsyetoi: Ardit Nika, 27-vjeçar, regjistroi paraqitjen e tij të shtatë në garat evropiane për klubin bardhekaltër. Ai ishte figura kryesore në edicionin evropian të vitit 2021, ku Prishtina zhvilloi gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe në Conference League – përfshirë përballjet me Ferencvarosh.

Me 630 minuta të zhvilluara në portë dhe bilancin e 11 golave të pësuar në katër ndeshje, Nika ka edhe një rekord pozitiv: tre ndeshje pa pësuar gol.

Agron Kolaj
Agron Kolaj në portë në Tiraspol

Klubi aktualisht ka luksin të ketë në dispozicion dy portierë me cilësi të krahasueshme – Nikën dhe Kolajn – ndërsa i treti në listë, Gjokaj, mbetet në pritje të shansit të tij.

Mbetet të shihet nëse Thaçi do t’i besojë sërish Nikës për ndeshjen e radhës të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”. Por një gjë është e qartë: konkurrenca në portën e Prishtinës është më e fortë se skuadrave tjera vendore.