Edward Beqiri zyrtarisht pjesë e KB Peja për sezonin 2025/26

Edward Beqiri
Edward Beqiri

KB Peja bën oficial bashkimin me lojtarin e ri, 22-vjeçarin Edward Beqiri, i cili luan në pozicionin 4 dhe është 201 cm i gjatë.

Ai vjen nga New York, SHBA, me prejardhje nga Kosova, dhe do t’i bashkohet ekipit për sezonin e ri të Superligës kosovare. Përgatitjet parasezonale do të nisin më 25 gusht nën drejtimin e trajnerit Greg Gibson. Ndërsa skuadra pejane sot prezantoi edhe dy amerikanë, Tajh Green dhe Dequan Morris.

Biografia dhe karriera e fundit

Beqiri luajti sezonin e fundit si senior në City College of New York (CCNY), ku në sezonin 2024–25 prej, pati mesatare prej:

  • 14.7 pikë për ndeshje,

  • 5.9 kërcime,

  • 3.5 asistime,

Ai arriti edhe 46.1% përqindje realizimi nga loja e hapur dhe 36.7% nga distanca trepikëshe.

Beqiri u nderua me statusin “All-Met Honorable Mention” nga Met Basketball Writers Association për sezonin 2024–25. Më herët është zgjedhur gjithashtu pjesë e “CUNYAC First Team All-Star”.

Në një ndeshje të veçantë më 3 dhjetor 2024, ai shënoi maksimumin e sezonit me 23 pikë, përfshirë 3 gjuajtje të sakta nga 3-pikëshat, teksa shtoi edhe 8 kërcime, 3 asistime dhe 2 vjedhje topi.

Sipas CCNY Athletics, Edward Beqiri  me gjatësi 6‑7 (201 cm), nga Yonkers, NY, dhe ka shkëlqyer në shkollën e mesme Archbishop Stepinac.

“Ringjallet” Peja: Prezanton dy amerikanë dhe paralajmëron goditjen e radhës!