Kalo te përmbajtja
Montag, 3 August 2026
FC Ballkani

FC Ballkani nesër zhvillon ndeshjen gjenerale para Evropës

Tre-herë kampionët e Kosovës, FC Ballkani është duke vazhduar fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë, ku ka zhvilluar edhe tre ndeshje miqësore deri më tani. Kundër Dinamos të Tiranës kanë pësuar, 1-4, kanë mposhtur Rabotniçkin e Shkupit 2-0 dhe kanë luajtur baras me Ferizajn, 2-2.

Ndërsa nesër, siç njofton klubi suharekas, përcjell Kërlaçki.com, FC Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e katërt miqësore dhe të fundit në kuadër të fazës përgatitore në Ohër.

Përballë „portokallinjve“ do të jetë skuadra shqiptare e FC Struga, ndeshje e cila nis nga ora 17:00.
Kjo ndeshje do të shërbejë të përzgjedhurve të trajnerit Orges Shehu, si provë gjenerale para ndeshjes së raundit të dytë të UEFA Conferece League, prej nga kur fillojnë garat.

Lër një koment