A e ka Liria sulmin më të fortë në Ligën e Parë? Duro ka “armët” e duhura për ta kthyer në elitë

Liria
Sulmi i Lirisë

Liria e Prizrenit po punon fuqishëm që të përforcojë skuadrën, me synimin e vetëm: të ngjitet aty ku e ka vendin – në Superligën e Kosovës.

Prizrenasit, që humbën në barazhin e Ligës së Parë ndaj Vushtrrisë, tani nuk duan t’ia lënë asgjë rastësisë.

Kryesia e klubit, me drejtorin sportiv Valon Bytyqin, po punon intensivisht për të afruar lojtarët më të spikatur dhe për ta pasuruar skuadrën e Klodian Duros, shkruan Kërlaçki.

Valon Bytyqi në prezantimin e Klodian Duros

Edhe pse janë përforcuar pothuajse në të gjitha pozitat, faza e sulmit te Liria duket frikshme – madje e denjë edhe për një ekip të Superligës së Kosovës.

Sa i përket sulmuesit qendror, në skuadër ende është Dijar Nikqi, edhe pse ofertat për të nuk kanë munguar – madje edhe nga jashtë rajonit. Nëse Liria arrin ta mbajë, atëherë ka kryer një punë të madhe për qendrën e sulmit.

Nikqi nuk do ta ketë problem të shënojë gola, pasi pas tij kanë ardhur tre lojtarë që njihen për asistime.

Diar Nikqi

I pari erdhi “vetëtima”, Albion Kurtaj nga Ferizaj, pas një sezoni të mirë individual, ku ishte startues në shumicën e ndeshjeve.

Kurtaj ka bërë karrierë te Ferizaj, Prishtina dhe Llapi në elitën e futbollit kosovar.  

Albion Kurtaj

Pas tij erdhi Fitim Susuri, mesfushor me tipare sulmuese që luajti te Suhareka sezonin e kaluar.

Susuri i njohur si “Suso” ishte po ashtu edhe te Prishtina dhe Feronikeli 74. ndërsa njihet për pasimet e sakta dhe teknik e lartë që posedon.

Fitim Susuri

I fundit që u prezantua është Liridon Fetahaj, i cili kthehet sërish te Liria për “misionin Superliga”.

Ai ka bërë karrierë në klube si Prishtina, Ballkani dhe Malisheva, duke qenë gjithmon i rrëzikshëm për mbrojtjet kundërshtare.  

Liridon Fetahaj

Me Nikqin në qendër të repartit ofensiv dhe me treshen asistuese Susuri, Kurtaj e Fetahaj pas shpinës, Liria po ngjan me një makineri golash. Klodian Duro do të ketë në dispozicion një sulm të frikshëm në Ligën e Parë – gati për t’u ngjitur aty ku i takon, në Superligë.

Sulmi i FC LIRIA