
Të enjten nga ora 20:45, në “Air Albania”, Dinamo e Ilir Dajës do të përballet me Hajdukun e Splitit në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencave.
Pas humbjes 2-1 në “Poljud”, ku kroatët përmbysën rezultatin në pjesën e dytë, Dinamo kërkon ta kthejë në favorin e saj këtë herë. Përballja në Tiranë pritet të jetë e zjarrtë, me Ilir Dajën që synon të përsërisë të njëjtin skenar përmbysjeje, por tani në avantazhin e skuadrës së tij. Hajduku, nga ana tjetër, vjen i motivuar për të ruajtur epërsinë dhe siguruar kalimin në fazën tjetër.
Ndërkohë, sot Dinamo ka zhvilluar seancën e rregullt stërvitore në “Selman Stërmasi”, ku atmosfera në grup është dukur mjaft pozitive, një shenjë e mirë për besimin dhe motivimin e skuadrës para ndeshjes vendimtare.