KF Llapi i Tahir Batatines dje pati ndeshje miqësore kundër anëtarit të Ligës së parë, Rilindja 1974 (3-3) e cila udhëhiqet nga trajneri i Faruk Statovci.
Ndërsa në ndeshje nuk u paraqiten dy yjet e Llapit, Ardit Tahiri dhe Elvir Gashijani, të cilët patën vetëm seancë stervitore dhe deri sa zgjaste loja vraponin lehtë rreth fushës.
Ishte ky sinjal i mjaftueshëm që Batatina është afër shitjes të dy yjeve të tij. Dy futbollistët në fjalë kanë oferta, por varet edhe nga “amini” që do të japin menaxherët e tyre, Haris Fakiç përfaqëson Tahirin, ndërsa agjensioni “AAG” të udhëhequr nga Adil e Gramoz Vokrri si dhe Afrim Ajeti, Gashijanin.
Për sulmuesin e krahut, Gashijanin nuk mungon interesimi nga Superliga turke, Konyaspor konkretisht, megjithëse informata ende nuk është e konfirmuar. Ndërsa, Elvir Gashijani 18-vjeç, sezonin 2024/25 në të gjitha garat e ka përfunduar me 42 ndeshje, 4 gola dhe 9 asistime.
Ndërsa pës qendërsulmuesin Tahiri, ka interesim nga skuadra të elitës polake dhe ukrainase, konkretisht ka pasur ofertë nga një klub i caktuar, por paga e ofruar nuk ishte e kënaqshme.
Ardit Tahiri, 22-vjeç, edicionin e fundit në të gjitha garat për Llapin ka regjistruar 43 ndeshje, 19 gola të realizuar dhe 4 asistime.
Be the first to comment