Zum Inhalt springen
Screenshot 2025 07 22 010834

Ballkani e transferon Elvis Letajn, ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje sezonin 2024/25

Von
1 Min. Lesezeit

FC Ballkani ka bërë një tjetër hap në ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Elvis Letaj.

Futbollisti 21-vjeçar, që është pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës, vjen nga kampionati kroat dhe shihet si një prej mbrojtësve më premtues të brezit të tij, sipas klubit të Ballkanit, por që hezitoi t’ia përmend emrin e ish klubit.

“FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e mbrojtësit të talentuar Elvis Letaj. Reprezentuesi i Kosovës U21, i njohur për shpejtësinë, vendosmërinë dhe disiplinën taktike, i bashkohet skuadrës sonë për të forcuar repartin defensiv në sezonin e ri Letaj vjen nga kampionati kroat dhe konsiderohet një prej mbrojtësve më premtues të gjeneratës së tij. Me këtë transferim, FC Ballkani tregon edhe njëherë ambicien për të konkurruar denjësisht në arenën vendore dhe ndërkombëtare”.

Nga kampionati kroat “po”, por ai ishte nën kontratë me Hajduk Splitin, por nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë gjithë sezonit 2024/25.

Ai ka vet tetë ndeshje në sezonin 2023/24, kur ishte i huazuar në Slloveni te Radomlje.

 

Screenshot 2025 07 22 010634
Statistikat e Letajt në transfermarkt

Me këtë afrim, Ballkani vazhdon të shtojë konkurrencën në ekip për garat vendore, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

Teilen: Facebook X