Abissnet Superiore – Java e 5-të sjell duele të forta dhe sfida me peshë

abissnet superiore - java 5
Abissnet Superiore - Java 5

Java e pestë e kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, nis sot me tre ndeshje të rëndësishme dhe mbyllet nesër me dy përballje që priten me interes të lartë.

Bylis – Partizani (27 shtator, ora 16:00)
Skuadra e Mirel Josës, pas barazimit me Dinamon javën e kaluar, synon ta ndalë edhe Partizanin, i cili ndodhet në krizë forme me vetëm katër pikë nga katër ndeshje. Bylisi, ende pa fitore këtë sezon, ka regjistruar tre barazime dhe një humbje.

Tirana – Dinamo (27 shtator, ora 16:00)
Një tjetër derbi i zjarrtë i kryeqytetit, por këtë herë mes dy skuadrave në vështirësi. Tirana renditet e fundit në tabelë me vetëm dy pikë pas katër javësh, ndërsa Dinamo ka grumbulluar katër pikë dhe po kërkon konsolidimin.

Elbasani – Teuta (27 shtator, ora 19:00)
Elbasani kryeson kampionatin me 10 pikë dhe do të përpiqet të mbrojë vendin e parë përballë Teutës, që ka grumbulluar 6 pikë dhe kërkon të ngjitet në klasifikim.

FlamurtariEgnatia (28 shtator, ora 19:00)
Të dielën, Flamurtari synon fitoren e parë sezonale përballë kampionëve në fuqi të Egnatias, që janë aktualisht me 7 pikë dhe po luftojnë të rikthehen në krye.

Vllaznia – Vora (28 shtator, ora 19:00)
Një nga ndeshjet më të balancuara të javës. Të dyja skuadrat kanë nga 7 pikë dhe Vora është surpriza pozitive e fillimit të këtij sezoni, ndërsa Vllaznia kërkon të konfirmojë pretendimet për kreun.

abissnet superiore - java 5
abissnet superiore java 5