Abissnet Superiore: Sot dy përballje interesante, pas nisjes së kampionatit në Shkodër

Vllaznia - Egnatia
Vllaznia - Egnatia

Kampionati shqiptar i futbollit ka startuar në mënyrën më të mirë të mundshme, me një derbi të zjarrtë në Shkodër dhe një atmosferë mbresëlënëse në stadiumin “Loro Boriçi”, i mbushur plot.

Pas këtij fillimi entuziast, sot luhen edhe dy ndeshje të tjera të javës së parë të Abissnet Superiore, me orare të ndryshme që u ofrojnë mundësi tifozëve t’i ndjekin si nga tribuna ashtu edhe përmes transmetimit televiziv.

Mirel Josa
Mirel Josa

Në orën 17:00, Bylisi i Mirel Josës do të përballet me Tiranën, skuadër që vjen në këtë sfidë me shumë probleme organizative. Dueli pritet me interes, duke parë situatën e të dy ekipeve dhe mënyrën se si do të pozicionohen në fund të 90 minutave.

Në mbrëmje, në orën 20:00, Elbasani do të presë në shtëpi Flamurtarin, skuadër që rikthehet në elitën e futbollit pas disa vitesh mungesë. Kuqezinjtë nga Vlora futen në kampionat me ambicie të qarta dhe objektiva të mëdha.

Ndërkohë, nesër (24 gusht), në të njëjtin orar (20:00), Partizani do të presë Vorën, ekip i sapo promovuar në Superiore, që kërkon të japë sinjale serioziteti që në javët e para.

Për shkak të angazhimeve në garat ndërkombëtare, ndeshja mes Teutës dhe Dinamos është shtyrë për më 5 shtator.

Abissnet Superiore – Java e parë

Vllaznia – Egnatia 2-0
Golat: Gurishta 19’, Bajrami 49’

Ndeshjet e ardhshme:

23 gusht
17:00 – Bylis – KF Tirana
20:00 – AF Elbasani – Flamurtari

24 gusht
20:00 – Partizani – Vora

5 shtator
Teuta – Dinamo (ora ende e pacaktuar)