Suhareka - Ballkani

Java e 12-të e AlbiMall Superligës së Kosovës do të zhvillohet këtë fundjavë, me dy sfida shumë interesante që pritet të sjellin emocione të veçanta për tifozët.

Dark Grey Modern Football Match Schedule Instagram Post 47

Të shtunën do të luhen dy ndeshje. E para nis në ora 13:00, ku kampionët në fuqi, Ballkani, do të përballen me Ferizajn. Më pas, në terminin e mbrëmjes, nga ora 18:30, vëmendja zhvendoset në kryeqytet ku Prishtina pret Gjilanin në një tjetër përballje tejet interesante.

Tabela: Java e 11-të e Superligës, Ballkani ka ngushtuar epërsinë ndaj Prishtinës

Të dielën janë në program tri ndeshje, të gjitha nga ora 13:00. Pa dyshim, sfida kryesore do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita do të përballet me Llapin – një duel për luftë për kreun. Në ndeshjet tjera, Dukagjini pret Malishevën, ndërsa Prishtina e Re përballet me Drenicën.

Java e 12-të pritet të jetë vendimtare për ecurinë e shumë skuadrave në këtë fazë të kampionatit.

Purple and White Simple Sport Table League Instagram Post 28