Albion Rrahmani: dy gola tjerë sonte, i 8-ti sezonal në ditën e 25-vjetorit të lindjes

Albion Rrahmani
#post_seo_title

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani po vazhdon formën e shkëlqyer në kampionatin çek, duke e festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 25-vjetorin e lindjes. Sonte ai shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij, Sparta Pragë, duke çuar në tetë numrin e golave personalë këtë sezon.

Rrahmani realizoi një “dopietë” në minutat 31 dhe 59, duke e ndihmuar Spartën të avansojë 3-0 ndaj Zlín në javën e 7-të të kampionatit. Skuadra nga kryeqyteti i Çekisë aktualisht kryeson tabelën me 19 pikë të grumbulluara.

Forma e tij e jashtëzakonshme do t’i ndihmojë shumë edhe trajnert të Përfaqësueses, Franco Foda, që e ka ftuar atë për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese, ku Kosova do të përballet me Zvicrën dhe Suedinë.