Alcaraz dhe Sabalenka shkruajnë historinë me çmimin më të madh në US Open

Fitime rekord në tenisin botëror.
Fituesit e këtij edicioni të US Open-it, Carlos Alcaraz dhe Aryna Sabalenka, kanë siguruar nga 5 milionë dollarë secili për triumfin në Nju Jork – shifra më e lartë ndonjëherë e dhënë në një turne Grand Slam.
Organizatorët edhe këtë vit kanë ruajtur traditën e shpërblimeve të barabarta për tenistët e të dyja gjinive, duke shpërblyer kampionët me të njëjtin shumë, ndërsa finalistët e mundur morën nga 2,5 milionë dollarë.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga Jannik Sinner, i cili në nëntor të vitit 2024 fitoi 4,9 milionë dollarë me triumfin në Turneun e Mjeshtrave në Torino.
Totali i fondit të çmimeve të US Open 2025 arriti në 90 milionë dollarë, rreth 20% më shumë se një vit më parë. Kjo shifër e bën këtë turne dukshëm më të pasurin mes Grand Slam-eve, duke lënë pas Australian Open-in (62,5 milionë dollarë), Roland Garros-in (65,5 milionë) dhe Wimbledon-in (52 milionë).
Në finale, Alcaraz mposhti Jannik Sinnerin duke u rikthyer në krye të renditjes botërore ATP, ndërsa Sabalenka mbrojti me sukses titullin duke triumfuar ndaj Amanda Anisimovës.


