Almir Kryeziu shpallet Ylli i Javës në Superligën e Kosovës

Almir Kryeziu
Almir Kryeziu

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, që i dedikohet futbollistit më të spikatur të javës në elitën e futbollit kosovar.

Për javën e nëntë të këtij sezoni, vlerësimi i ka takuar sulmuesit të FC Ballkanit, Almir Kryeziu, i cili ishte protagonist absolut në fitoren 2:0 ndaj KF Dukagjinit, duke realizuar të dy golat e takimit dhe duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme në garën për titull.

Përzgjedhja e Kryeziut si lojtari më i mirë i javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Në një prononcim për faqen zyrtare të FFK-së, Kryeziu u shpreh i kënaqur me këtë vlerësim:

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, por pushimi për shkak të ndeshjeve të Kombëtares na ka ndihmuar të punojmë dhe të analizojmë më mirë kundërshtarin. Jam i lumtur që arrita të shënoj dy gola dhe të ndihmoj ekipin. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin teknik për besimin dhe mbështetjen.”

Ai shtoi se objektivi i Ballkanit mbetet i pandryshuar:

“Synimet tona janë kreu i tabelës dhe besojmë se me punë të vazhdueshme do ta arrijmë qëllimin.”

https://www.youtube.com/watch?v=15YZaYqqCxM