Kalo te përmbajtja
Monday, 15 June 2026
FC Ballkani

Ballkani me fitore solide ndaj Florianës, 4-2!

Ballkani ka arritur fitore solide para ndeshjes kthyese në Maltë, megjithëse mysafirët dy herë udhëhoqen (Grech 8′ dhe Jan 13′), ishin dygolëshat e Bleart Tolajt (13′, 32′) dhe Sunday Adetunjit (25′, 76′) që siguruan fitoren e portokallinjëve. Kjo fitore jep siguri dhe skuadra jonë me patjetër duhet të ruaj fitoren e arritur në “Fadil Vokrri”.

Përndryshe, Ballkani veç që shënoi 4 gola, qëlloi edhe shtyllën, ndërsa pati edhe disa tentime tjera të mira, ndryshe prej mysafirëve të cilët shënuan dy herë nga katër-pesë daljet e vetme përpara. Kryetrajneri Shehi duket të ketë në konsideratë mbrojtjen e tij që sot në disa momente çaloi jashtëzakonisht shumë, por për fat të tij të mirë, pjesa sulmuese ishte në nivel të lartë duke kompensuar gabimet e mbrojtjes.

Ngjarjet kryesore:

Mbyllet ndeshja, fitore e merituar e skuadrës sonë.

89′ Portieri Iljazi intervenon në raste të pakta sonte.

84′ Adetunji provon parabolë nga distanca, mund të tentonte më mirë pasimin te Hamidi.

76′ GOOL Geralb Smajli kalon nga e djathta dhe harkon në shtyllën e dytë ku nga afërsia me kokë shënon Sunday Adetunji, 4-2. Epërsi solide e Ballkanit.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Ballkani – Floriana (3-2) me gola të shënuar. Maltezët dy herë udhëhoqën të parët, 0-1 me Grech nga pika e bardhë (8′) dhe me Jan 1-2 (25′). Por, Ballkani ia doli jo vetëm të barazonte dy herë (1-1 Tolaj 13′, Adetunji 25′), por Bleart Tolaj me dygolëshin e tij ia del të sjellë skuadrën së pari në epërsi në minutën e 32-të.

Shiko pamjet e ndaljes së rrymës

Ndalja e rrymës në “Fadil Vokrri”

Në sekondat e fundit të pjesës së parë ndalet rryma elektrike në stadiumin e qytetit. Për disa minuta stadiumi mbeti në terr, ndërsa gjyqtari përfundoi pjesën e parë.

32′ GOOL Vazhdon drama me plot gola, Tolaj me golin e tij të dytë për herë të parë sjellë Ballkanin në epërsi, ndërsa e asistoi Adetunji, 3-2.

30′ Deliu qëllon shtyllën pingule nga distancë e madhe.

25′ GOOL Adetunji shënon për barazim të rezultatit, 2-2.

13′ GOOL Kundërzbritje, Mustapha Jan kalon tërë mbrojtjen e Ballkanit dhe pa problem shënon i vetëm në përballje me portierin Iljazi, 2-1.

13′ GOOL Almir Kryeziu harkon nga e majta, Bleart Tolaj shënon me kokë, 1-1.

8′ GOOL Jake Grech i saktë nga pika e bardhë, 0-1.

6′ Gjuajtje e lirë për mysafirët, harkim, dikush luan me dorë, penallti.

1′ Ka nisur ndeshja

Nga stadiumi “Fadil Vokrri”, Kërlaçki do të percjellë live nga ngjarjen e sotme.

Prezent në stadium janë pak më shumë se 1.000 të pranishëm, ndërsa prezent janë rreth 20 “Xhebraila” dhe 12 tifozë të Florianas, “Green Bhoys”.

Formacionet

Blk-Floriana
Blk-Floriana