
Portieri i FC Luganos, Amir Saipi, ishte padyshim lojtari vendimtar në fitoren 1:0 të ekipit të tij ndaj FC Basel, në një ndeshje ku ai shkëlqeu me pritje vendimtare.
Saipi ndali një penallti të realizuar nga Xherdan Shaqiri dhe më pas u tregua vendimtar me pritje të shkëlqyera ndaj goditjeve të Broschinski dhe Rüegg. Ishte një performancë e jashtëzakonshme që e riktheu portierin në qendër të vëmendjes, veçanërisht pas periudhës kur kishte humbur vendin titullar përballë portierit Ballmoos.
Kjo paraqitje do t’i japë Saipit shumë vetëbesim, në një moment vendimtar të sezonit.
Pas kësaj performance mbresëlënëse, Amir Saipi është grumbulluar nga përzgjedhësi Franco Foda për të qenë pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës në dy sfidat e radhës të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.