19. September 2026

Anderson, MVP i javës dhe derbit – Bashkimi mbetet i pamposhtur

Java e katërt e ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll solli ndeshje të forta dhe emocione të shumta, me derbin mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës që zuri vendin qendror në vëmendje.

Skuadra prizrenase e Bashkimit arriti të ruajë ecurinë perfekte në kampionat, duke mposhtur në shtëpi kryeqytetasit dhe duke u bërë ekipi i parë që i shkakton humbje Sigal Prishtinës këtë sezon.

Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Kyan Anderson, i cili shkëlqeu me 31 pikë, 2 kërcime dhe 8 asistime, duke grumbulluar indeksin 35. Me këtë paraqitje, ai shpallet pa diskutim MVP i javës së katërt të kampionatit.

Top 5 lojtarët e javës në ProCredit Superligë:

Kyan Anderson (Bashkimi) – 31 pikë, 2 kërcime, 8 asistime | Indeksi: 35
 Isaiah Cousins (Bashkimi) – 23 pikë, 3 kërcime, 4 asistime | Indeksi: 24
Ziggy Reid (Vëllaznimi) – 28 pikë, 4 kërcime, 2 asistime | Indeksi: 29
Alan Herndon (Peja) – 13 pikë, 12 kërcime, 2 asistime | Indeksi: 21
Mustapha Amzil (Trepça) – 9 pikë, 10 kërcime | Indeksi: 17

Renditja pas javës së katërt në ProCredit Superligën e Kosovës

Pasi janë zhvilluar katër javë në elitën e basketbollit kosovar, Bashkimi dhe GO+Peja mbeten të pamposhtur në krye të renditjes me nga 8 pikë. Ndërkohë, Sigal Prishtina zbret në vendin e tretë pas humbjes së parë, ndërsa Bora mbetet e fundit pa fitore.

Pozita Ekipi Ndeshje Fitore Humbje Shënuara Pranuara Diferenca Pikë
1 Bashkimi 4 4 0 387 310 +77 8
2 GO+Peja 4 4 0 345 324 +21 8
3 Sigal Prishtina 4 3 1 337 331 +6 7
4 Trepça 4 2 2 331 329 +2 6
5 Golden Eagle Ylli 4 1 3 296 303 -7 5
6 Rahoveci 029 4 1 3 316 330 -14 5
7 Vëllaznimi 4 1 3 327 374 -47 5
8 Bora 4 0 4 338 376 -38 4