Andorra-Shqipëria, formacionet zyrtare: Arbër Hoxha startues në duelin vendimtar!

Sqipëria luan sot ndeshjen vendimtare për fatin e saj në play off-in e Botërorit 2026, me kuqezinjtë që përballen në transfertë ndaj Andorrës.
Trajneri Sylvinho ka bërë zgjedhjet e tij, duke hedhur në fushë një formacion pothuajse identik me atë të duelit kundër Serbisë, me vetëm një ndryshim në repartin ofensiv.
Në portë starton Strakosha, ndërsa linja e mbrojtjes përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj.
Në mesfushë aktivizohen Asllani dhe Shehu, me Laçin më të avancuar. Në sulm, Rey Manaj do të ketë mbështetjen e Brojës dhe Hoxhës.
Takimin do ta gjykojë rumuni Horațiu Feșnic, i ndihmuar nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Alexandru Cerei në vijat anësore, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Rares Vidican.
Sistemi VAR është gjithashtu në duart e rumunëve Ovidiu Haţegan dhe Adrian Costreie.


