Arbër Hoxha shënon golin e parë sezonal në derbin kroat

arbër hoxha
Arbër Hoxha

Në derbin e madh kroat që po zhvillohet në Split, Arbër Hoxha ka gjetur rrugën e rrjetës pak para përfundimit të pjesës së parë, duke shënuar golin e tij të parë në këtë edicion.

Në minutën e 44-të, Hoxha mori topin rreth 30 metra nga gjysma e fushës së Dinamos, nisi një depërtim solo dhe me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zonës shënoi për epërsinë e Dinamos.

Ky është goli i pestë për reprezentuesin e Kombëtares Shqiptare në fanellën e klubit më të madh kroat, të cilit iu bashkua në janar të vitit 2024 pas transferimit nga Slaven Belupo. 25-vjeçari, në paraqitjen e tij të 52-të me klubin, po tregon gjithnjë e më shumë peshë në ndeshjet e rëndësishme.