Ardian Limani: Kemi kualitet për të marrë rezultat pozitiv

Ardian Limani
Ardian Limani

Ardian Limani dhe bashkëlojtarët me fanellën e FC Prishtina do të paraqiten sërish në Evropë pas 4-vitesh në ndeshjen e 19-të që nga pranimi në garat ndërkombëtare të futbollit tonë.

Ardian Limani : Kemi kualitet për të marrë rezultat pozitiv

FC Prishtina udhëton te skuadra e njohur moldave, e pjesës problematike te Transnistria, krahinë autonome ruse, nga vjen edhe “marka” më e njohur, klubi i futbollit, Sheriff Tiraspol

“Presim ndeshje të fortë nesër, sepse dihet që Sheriff Tiraspoli është ekip me histori dhe shumë i fortë, por ne ka një muaj që jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje.

 

Kemi kualitet për të marrë rezultat pozitiv për t’u kthyer më të qetë në Kosovë për ndeshjen e kthimit”, ka thënë Limani për faqen e klubit, Ardian Limani, përcjellë Kërlaçki.

Ndeshja e raundit të parë të UEFA Europa League, ndërmjet Sheriff dhe Prishtina zhvillohet nesër nga ora 19:00, ndërsa ende nuk ka njoftim se cili televizion e transmeton ndeshjen.

Prononcimi i plotë i Ardian Limanit

Be the first to comment

Leave a Reply