Arrihet marrëveshja: Diaz te gjiganti evropian për 75 milionë euro!

luis diaz
Luis Diaz

Luis Diaz do t’i bashkohet Bayern Munichut për një shumë prej 75 milionë eurosh, sipas raportimeve nga BBC.

Liverpooli ka arritur marrëveshje me gjigantin gjerman, pasi më herët kishte refuzuar një ofertë më të ulët për sulmuesin kolumbian.

28-vjeçari nuk ishte përfshirë në skuadrën për ndeshjen miqësore ndaj Milanit në Hong-Kong, për shkak të spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij.

Klubi anglez i ka dhënë dritën e gjelbër Díaz-it që të udhëtojë drejt Evropës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Díaz iu bashkua Liverpoolit në janar të vitit 2022 dhe ka shënuar 41 gola në 148 paraqitje për “The Reds”.