FC Liria ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të ri dhe premtues, Aulon Shabani (22 vjeç), i cili vjen nga FC Llapi në formë huazimi.
Shabani është produkt i akademisë së Llapit dhe ka kaluar më parë në huazim edhe te KEK-u dhe Vëllaznimi, duke fituar përvojë të vyer në futbollin kosovar. Tani, ai do të veshë fanellën e Lirisë për sezonin i cili sapo ka nisur.
Klubi shpreh besimin se me forcën dhe përkushtimin e tij në repartin defansiv, Shabani do të jetë një aset i rëndësishëm për skuadrën.
Liria në ndeshjen e parë të Ligës së Parë ka fituar në Pejë kundër Rilindjës 1974, 3-1, ndërsa në javën e dytë udhëton në “Riza Lushta” ku në derbi takohet me Trepçën ’89.
