Axel Gnapi, pas fitores së parë të Llapit shpallet ‘Ylli i Javë’

Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për javën e 7-të të edicionit aktual.

Këtë javë, nderi i është dhënë futbollistit tonë, Axel Gnapi, i cili shkëlqeu në fitoren 4:1 ndaj SC Gjilanit, duke shënuar dy gola dhe duke udhëhequr ekipin drejt fitores së parë në kampionat.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit: Selajdin Jerliu, Enis Zabërgja dhe Fatmir Mehmeti.

Pas marrjes së çmimit, Gnapi u shpreh: “Është një ndjenjë e mirë sepse fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç kemi pritur dhe merituar. Kjo fitore e parë erdhi në momentin e duhur për ekipin dhe stafin”.

“Pas shumë punës që kemi bërë, tani kemi një atmosferë shumë të mirë, dhe shpresoj që ky është vetëm fillimi i suksesit tonë. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, sepse kemi luajtur si një familje. Uroj të fitoj edhe shumë shpërblime të tjera, por mbi të gjitha të kemi një sezon sa më të suksesshëm”.