Ballkani në Maltë për kualifikim – forma e mirë e skuadrës në ndeshjen e parë jep shpresa për kalim tutje

Ballkani

Ballkani ka udhëtuar drejt Maltës për ndeshjen e kthimit ndaj Floriana FC, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra nga Suhareka e fitoi takimin e parë me rezultat 4-2 në “Fadil Vokrri” dhe tani është në një pozitë të mirë për të kaluar në raundin tjetër.

Një barazim ose një humbje me më pak se dy gola dallim do të ishte e mjaftueshme që Ballkani të sigurojë kalimin tutje.

ballkani
ballkani

Forma e skuadrës është pozitive, sidomos ajo e repartit ofensiv që ka treguar efikasitet në ndeshjen e parë. Trajneri Orges Shehi ka besim në ekipin e tij dhe në mundësinë reale për të siguruar kualifikimin në sfidën e dytë.

Ndeshja zhvillohet sonte (e enjte), më 7 gusht, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin kombëtar “Ta’ Qali” në Maltë.