Ballkani nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Florianas – ky është çmimi

#image_title

Ballkani ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës malteze Floriana, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Takimi do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe pritet të jetë një sfidë vendimtare për ëndrrën evropiane të suharekasve.

Për të gjithë tifozët që duan të jenë pranë ekipit në këtë mbrëmje të rëndësishme, biletat mund të blihen që nga sot, e premte, deri të hënën në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ndërkohë, në ditën e ndeshjes, e martë, biletat do të shiten edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 10:00 deri në 19:00.

“Është koha të jemi pranë ekipit tonë në sfidën evropiane,” thuhet në njoftimin e klubit, i cili ka ftuar të gjithë tifozët që të sigurojnë vendin e tyre dhe të jenë pjesë e një nate që premton të shkruajë histori për futbollin kosovar.

Ballkani ka treguar ambicie të mëdha edhe këtë sezon në Evropë dhe kërkon mbështetjen masive të tifozëve për të kaluar me sukses një tjetër pengesë drejt grupeve.