Ish-kampioni i Kosovës, Ballkani, ka mbajtur një seancë të lehtë stërvitore në Irlandë, në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Shamrock Rovers.
Skuadra nga Suhareka ka mbërritur në Dublin dy ditë më parë dhe sot zhvilloi stërvitjen e parë përgatitore, ndërsa nesër pritet të mbajë seancën kryesore në fushën e Shamrock “Tallaght Stadium”.
Takimi i kthimit të raundit kualifikues zhvillohet të enjten nga ora 21:00, ku Ballkani do të kërkojë të ruajë avantazhin 1-0 të fituar në ndeshjen e parë në Prishtinë.