Barcelona fiton përsëri me përmbysje, tani është lidere në LaLiga!

#post_seo_title

Barcelona ka arritur fitore të rëndësishme me rezultat 2:1 ndaj Real Sociedadit të dielën, duke u ngjitur në vendin e parë të La Ligas.

Mysafirët kaluan fillimisht në epërsi me golin e Álvaro Odriozolës në minutën e 31-të, por katalanasit barazuan para pushimit me realizimin e Jules Kounde në minutën e 43-të.

Robert Lewandowski ishte heroi i Barcelonës, duke shënuar golin e fitores në minutën e 59-të të takimit që i takoi javës së shtatë të kampionatit spanjoll.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona kryeson tabelën me 19 pikë, një më shumë se rivali i përjetshëm Real Madrid.

Ndërkohë, Real Sociedad mbetet me vetëm pesë pikë.