Mesfushori shqiptar Bersant Celina ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në barazimin 1-1 të AIK-ut ndaj GAIS, në kuadër të Superligës së Suedisë.
Celina shënoi golin e vetëm për AIK-un në minutën e 52’, me një goditje fantastike vollej që nuk i la asnjë shans portierit mysafir. Pavarësisht epërsisë së hershme të GAIS-it, AIK arriti të siguronte një pikë të vlefshme falë paraqitjes vendimtare të Celinës.
Sipas platformës “SofaScore”, Celina u vlerësua me notën 7.0, ndërsa statistikat e tij tregojnë një performancë të kompletuar: 12 pasime të sakta nga 18, ndërprerje të një aksioni kundërshtar dhe dy duele të fituara.
BERSANT CELINA WITH THE VOLLEY! 🔥
pic.twitter.com/kbZ9bPlRo0— Kosovo Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) September 28, 2025
Kjo paraqitje padyshim nuk ka kaluar pa u vënë re nga trajneri i Kombëtares, Frano Foda, i cili mund ta ftojë Celinën për dy ndeshjet e muajit tetor kundër Sllovenisë dhe Suedisë.
Kujtojmë se këtë sezon, Celina ka kontribuar tashmë me pesë gola dhe pesë asistime për AIK-un, duke treguar formë të lartë dhe ndikim të madh në skuadër.