
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Prishtina, e cila triumfoi si mysafire ndaj Malishevës me rezultat 1:3. . Ky sukses i ngjit më lart kryeqytetasit në tabelë dhe iu jep moral për ndeshjet e ardhshme.
Një tjetër fitore në udhëtim erdhi nga Gjilani, që mposhti minimalisht Ferizajn. Robert Rrahmani ishte heroi i ndeshjes me golin e vetëm që i dha tri pikët skuadrës bardhekuq.
Në Skenderaj, Drenica dhe Dukagjini barazuan 1:1. Igball Jashari zhbllokoi sfidën për vendasit, por në minutat e fundit ishte Albion Pllana që shënoi për mysafirët, duke u siguruar një pikë të vlefshme në transfertë.
Superliga e Kosovës po tregon një konkurrencë të fortë në këtë fillim sezoni, me ekipe që kanë ambicie të mëdha dhe me rezultate që po e mbajnë tabelën të ngjeshur.