Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 5 August 2026
Hendboll

Besa Famgas kalon në raundin e dytë të Kupës Evropiane

Besa Famgas ka arritur sukses të rëndësishëm të shtunën në Ankara të Turqisë. Besa e Pejës e kaloi me sukses raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Besa Famgas pësoi 30:28 nga Depsas Enerji, por kualifikua falë fitores 39:34 në ndeshjen e parë në Pejë.

Ndeshja në Turqi ishte e fortë dhe e hapur. Skuadra vendase ishte kryesisht në epërsi, por Besa u afrua në minutat e fundit dhe arriti rezultatin që e kualifikon tutje.

Ahmed Khamis Hosni Hamed ishte më efikasi te Besa me 11 gola. Nga pesë gola i realizuan Denis Terziqi e Amr Ali Ayan. Terziqi i shënoi tre prej katër golave të fundit.

Enis Kuleta i shtoi tri gola, Jon Vokshi dy dhe Amar Muqolli e Olt Kabashi nga një. Kabashi i kishte dhjetë pritje po ashtu.